Shkolla jonë

Informacion bazë në lidhje me ne.

Shkolla e Mesme Profesionale (SHMP) “Frymë Dashurie” u krijua me iniciativën dhe kontributin ekonomik të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z. Anastas. Funksionon që nga viti shkollor 2006- 2007, me lejen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në godinën e pronësisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në fshatin Mesopotam, qendër e së njëjtës komunë të rrethit Delvinë, afër Sarandës.

SHMP ka nxënës nga zonat përreth që kanë përfunduar ciklin e arsimit të detyruar (shkollën 9-vjeçare). Ajo është shkollë 4-vjeçare.

  1. Shërbime Sociale dhe Shëndetësore
  2. Elektroteknik
  3. Instalues i Instalimeve Termohidraulike
  4. Teknologji Informimi dhe Komunikimi (TIK)

Programet e mësimdhënies janë kryesisht ato të Shkollave Profesionale Publike, por të pasuruara me eksperiencën e disa vendeve të tjera europiane, si dhe me mësime plotësuese dhe mësime me zgjedhje që kanë të bëjnë me çështje sociale, formimin kulturor,  edukimin mjedisor, kushtet e sigurisë në punë, etj. Me Diplomën e Maturës dhe Çertifikatën e Aftësisë Profesionale nxënësit që përfundojnë studimet kanë mundësinë e punësimit të tyre në degët ku u specializuan ose të vazhdojnë Studimet e Larta në cilëndo degë, pavarësisht nga profili që kanë zgjedhur në shkollën tonë.

 

Të rejat e shkollës sonë